FC Barcelona  
 
  Historia e FC Barcelones 04/19/2024 11:57pm (UTC)
   
 
                                            Fútbol Club Barcelona Crest                                             
Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Futbol Club Barcelona
(katalonisht: fudˈbɔɫ ˌklub bəɾsəˈlonə, spanjisht: ˈfutβol ˌkluβ baɾθeˈlona), njohur si Barça (spanjisht ˈbaɾsa, katalonisht ˈbaɾsə), është klub sportiv me seli në Barcelonë, Spanjë. Më së shumti njihet nga klubi futbollistik i cili u themelua në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, anglezësh dhe katalonezësh në krye me Joan Gamper. Klubi u bë institut katalonez duke i vënë dhe moton Més que un club (sq.: Më shumë se klub).Bacelona ishte anëtare themeluese e ligës spanjolle La Liga në vitin 1928 dhe sëbashku me ekipet Madrid dhe Athletic Bilbao asnjëherë nuk kan qenë të larguara nga liga e parë. Klubi gjithashtu ishte klubi i parë kampion i ligës spanjolle duke fituar gjithësej 18 herë La Liga, 24 herë Copa del Rey, 11 herë Supercopa de España, 2 herë UEFA Liga e Kampionëve, 4 herë UEFA Kupa e Fituesve të Kupave, 3 herë Inter-Cities Fairs Cup and 2 Super Kupa Evropiane.Stadiumi kryearë i klubit është Camp Nou, Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  kurse dashamirët e klubit janë të njohur si culés. Në spanjë rreth 25% e popullatës mendohet të jenë dashamirës të Barcelonës[1]. Në qershor të vitit 2007 numri i socis (anëtarë të klubit/pronarë) arritën numrin 156,366, ndërsa në qershor të vitit 2006 numri i penyes (përmbajtësit zyrtarisht të regjistruar) arriti numrin 1782 në mbarë botën.Klubi gjithashtu vepron edhe me ekipin rezerv njohur si FC Barcelona B dhe me katër ekipe tjera sportive profesionale të njohur si AXA FC Barcelona, FC Barcelona, FC Barcelona Futsal dhe FC Barcelona Sorli Discau që garojnë në basketboll, hendboll, futboll të vogël dhe hokei. Gjer në vitin 2007 ekzistonte edhe ekipi i të rinjëve i njohur si FC Barcelona C.Në klub veprojnë edhe disa ekipe tjera amatere që janë aktive në sporte të ndryshme e ndër më të njohur janë FCB Ragbi dhe FC Barcelona-Institut GuttmanGjatë sezonit 2006-07 FC Barcelona ishte klubi i tretë më i pasur në botë me rreth 291.1 milion Euro të hyra

Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Si nikoqir
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Si mysafir

Histori e klubit prej fillimit

Më 22 tetor të vitit 1899 Joan Gamper paraqiti një njoftim në gazetën Los Deportes duke shprehur dëshirën e tijë për të formuar një klub. Përgjigje pozitive u paraqitën në mbledhjen e mbajtur në Gimnasio Solé më 29 nëntor ku morën pjesë edhe lojtarë si Walter Wild, Lluís d'Ossó, Bartomeu Terradas, Otto Kunzle, Otto Maier, Enric Ducal, Pere Cabot, Carles Pujol, Josep Llobet, John Parsons dhe William Parsons ku themeluan klubin me emrin Foot-Ball Club Barcelona.

Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Pasi që Gamper ishte zviceran dhe kishte luajtur edhe në ekipet zvicerane supozohet se pr ngjarat e veshjes ishte inspiruar nga ekipet zvicerane.

Shumë shpejtë FC Barcelona arriti të bëhej një nga klubet udhëheqëse si në Kataloni ashtu edhe Spanjë duke garuar edhe në Campeonato de Cataluña edhe në Copa del Rey. Në vitin 1902 klubi fitoi trofeun e parë pasi që fituan Copa Macaya dhe gjithashtu zhvilluan ndeshjen në finalen e Copa del Rey ku humbën 2-1 nga Club Vizcaya.

Në vitin 1908 Joan Gamper u bë president i klubit për herë të parë pasi që klubi nuk kishte arritur të fitonte asgjë që nga viti 1905 kur kishin fituar Campeonato de Cataluña ku si pasojë kishin probleme financiare. Gamper ishte president i klubit në pesë preiudha të ndryshme mes viteve 1908 - 1925 ku qëllimi kryesorë i tijë ishte që klubi të kishte stadium të vetin.

Më 14 mars të vitit 1909 klubi kaloi në Carrer Indústria, që ishte stadium për rreth 8,000 spektatorë. Gamper paraqiti kampanjën e regjistrimit të më shumë antarëve të klubit e që në vitin 1922 arriti në mbi 10,000. Kjo mundësoi që klubi të transferohej përsëri, këtë herë në Las Cortes i cili u inagurua atë vit e që kishte kapacitet fillestar për 22,000 spektatorë, kurse më vonë u zgjerua për 60,000.

Gamper mori në kryesi edhe top golashenuasin e tëgjitha kohrave të klubit, Paulino Alcántara, kurse në vitin 1917 Jack Greenwell caktoi menaxher. Këto ndyshime çuan në ndryshimin e gjendjes së klubit. Gjatë kohës së udhëheqjes nga Gamper, FC Barcelona fitoi njëmbëdhjet herë Campeonato de Cataluña, gjashtë herë Copa del Rey dhe katër herë Coupe de Pyrenées. Gjatë kësaj kohe në ekip ishin të angazhuar edhe Sagi-Barba, Ricardo Zamora, Josep Samitier, Félix Sesúmaga dhe Franz Platko.

Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Mes viteve të 20-ta Barça pësoi nga konfliktet jo sportive. Më 14 qershor të vitit 1925 spektatorët në fillim të ndeshjes në homazh të Orfeó Català fishkëlluan Marshin Mbretërorë në shenjë proteste të regjimit diktatorial të Primo de Rivera. Kjo çoi në mbylljen e stadiumit në afat gjashë muajsh e pastaj kjo u reduktua në tre muaj dhe Gamper u detyrua të largohej nga presidenca e klubit i cili nga depresioni për shkaqe personale dhe të klubit bëri vetë vrasje më 30 korrik të vitit 1930.

Edhe pse klubi vazhdonte të kishte futbollistë të kalibrit të Josep Escolà prapë se prapë filloi të biente, gjithashtu klubi ballafaqohej me probleme në financa, probleme sociale si dhe probleme në rënjen e vazhdueshme të antarëve të klubit, por përsëri ekipi arriti të fitojë Campionat de Catalunya në vitet 1930, 1931, 1932, 1934, 1936 dhe 1938.

Një muaj pas fillimit të luftës qytetare u vra presidenti i Barcelonës, Josep Sunyol nga ushtarët e Francisco Francos afër Guadalajara, Spnjë. Në verë të vitit 1937 ishte në turne në Meksikë dhe ShBA ku fituan azil në Meksikë dhe Francë. Më 16 mars të vitit 1938 fashistët hodhën bombë mbi klubin social të klubit dhe shkaktuan dëme të mëdha. Disa muaj më vonë Barcelona ishte nën okupim të fashistëve dhe si simbol i katalonizmit të pa diciplinuar klubi tani kishte vetem 3,486 antarë dhe ballafaqohej me probleme të mëdha.

Pas luftës civile në Spanjë , gjuha kataloneze dhe flamuri u mohuan dhe klubeve iu ndalua përdorimi i emrave tjerë veç spanjisht. Kështu klubi ndyshoi emrin në Club de Fútbol Barcelona dhe u detyruan të largojnë flamurin katalan nga stema e klubit.

Në vitin 1943, në Les Corts, në ndeshjen e parë gjysëm finale të Copa del Generalísimo kundër ekipit Real Madrid Barça arriti fitore me rezultat 3-0. Para ndeshjes së dytë lojtarët e Barcelonës u vizituan nga drejtori i diktatorit Franco i cili i "përkujtoi" lojtarët se ata po luanin në sajë të zemërgjerësis së regjimit të Frenkos. Atë ndeshje Real Madrid fitoi me rezultat 11-1.[4]

Përkundër situatës politike CF Barcelona arriti suksese të mira gjatë viteve 1940 - 1950. Në vitin 1945, me Josep Samitier si trajner dhe me César, Ramallets dhe Velasco si lojtarë, ata fituan La Liga për herë të parë që nga viti 1929, pastaj të njejtin sukses arritën në vitin 1948 dhe 1949. Në vitin 1949 ata gjithashtu për herë të parë fituan Copa Latina. Trajneri Fernando Daucik dhe Ladislao Kubala, nga shumë njerëz llogaritet si lojtari më i mirë i ekipit duke inspiruar ekipin në drejt fitores së pesë trofeve të ndyshme duke përfshirë La Liga, Copa del Generalísimo, Copa Latina, Copa Eva Duarte dhe Copa Martini Rossi në vitin 1952. Në vitin 1953 ata ndihmuan ekipin të fitojë përsëri La Liga dhe Copa del Generalísimo. Klubi gjithashtu fitoi Copa del Generalísimo në vitin 1957 dhe Fairs Cup në vitin 1958.

Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Në vitin 1960 kur Helenio Herrera ishte trajner, ishte pjesë e ekipi Luis Suárez që ishte Futbollisti evropian i vitit, dhe kur bënin ishin pjesë e ekipit dy hungarezët me ndikim, Sándor Kocsis dhe Zoltán Czibor, ekipi fitoi edhe dy tituj të njëpasnjëshëm La Liga/Fairs Cup në vitin 1959 dhe 1960. Në vitin 1961 u bënë klubi i parë që mundën Real Madridin në Kupën Evropiane duke përmbyllur dominancën e tyre në garim.

Vitet e 60-ta ishin më pakë të suksesëshme për ekipin përkundër ekipeve Real Madrid dhe Atlético Madrid të cilat kishin monoplizuar La Liga-n. Në vitin 1957 përfundoi zgjerimi i stadiumit Camp Nou, kështu që ekipi kishte pakë para për të shpenzuar në lojtarë. Edhe përkundër gjendjes jo të mirë ekipi arriti të fitojë Copa del Generalísimo në vitin 1963 dhe Fairs Cup në vitin 1966. Barça riktheu krenarinë pas mundjes së Real Madridit me rezultat 1-0 në vitin 1968 ne finale të Copa del Generalísimo në Bernabéu. Klubi riktheu emrin zyrtarë në Futbol Club Barcelona nv vitin 1974.[5]

Në sezonin e 1973/74 Barça angazhoi futbollistin e njohur Johan Cruyff i cili i mblodhi dashamirët e Barcelonës rreth vete pasi deklaroi se kishte zgjedhur këtë ekip pasi nuk mund të luante në Real Madrid meqë kishte lidhje me diktatorin Franko.[6][7] Ai përforëcoi qëndrimet e tija edhe më shumë kur zgjodhi emrin katalan për djalin e tijë, Jordi. Ai ndohoi që ekipi të fitonte La Liga për herë të parë që nga viti 1960, sëbashku me mundjen e Real Madridit me rezultat 5-0 në Bernabéu. Gjithashtu në vitin e parë të angazhimit në klub u zgjodh "Futbollisti evropian i vitit.


Në vitin 1978 Josep Lluís Núñez u zgjodh president i klubit. Ai kishte për qëllim kryesor vendosjen e Barcelonës në nivonë e sporteve klasës botërore dhe t'i sigurojë klubit stabilitet financiarë. Gjat kohës së tijë, në vitet 1979 dhe 1982 klubi fitoi Kupën Evropiane.

Në qershor të vitit 1982 Diego Maradona u transferua në ekip nga Boca Juniors, për një shumë rekorde gjer në atë kohë. Në sezonin vijues nën udhëheqje të trajnerit César Luis Menotti, Barcelona dhe Maradona në finalen e pa harrueshme fituan Copa del Rey, duke mundur Real Madrid. Sidoqoftë Maradona qëndroi vetëm shkurt bë Barça pasi që sëshpejti kaloi në Napoli. Në fillim të sezonit 1984/85, Terry Venables u caktua menaxher i cili fitoi La Liga-n me ku në qendër të vëmendjes ishte gjermani Bernd Schuster. Sezonin e ardhshëm ai shpjeu ekipin në finalen e dytë të tyre të Kupës Evropiane ku humbën në penalti nga Steaua Bucureşti, në një natë dramatike në Seville.

Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Pas Kampionatit Botëror të vitit 1986 në ekip u angazhua top golashenuesi anglez Gary Lineker si dhe portieri Andoni Zubizarreta, por ekipi nuk mundi të arrijë sukses pasi Schuster u largua nga ekipi. Terry Venables u pushua nga detyra në fillim të sezonit 1987/88 dhe në vend të tijë erdhi Luis Aragonés. Ai sezon përfundoi me rebelim të lojtarëve kundër presindentit Núñez i cili njihej si Motín del Hesperia dhe me fitore me rezultat 1-0 në Copa del Rey ndaj Real Sociedad.

Në vitin 1988, Johan Cruyff u kthye në klub si trajner dhe kompletoi të ashtuquajturin Dream Team (lexo: Drim Tim, sq.: Ekipi i ëndërrave) në të cilin ekip bënin pjesë lojtarët si Josep Guardiola, José Mari Bakero, Txiki Beguiristáin, Jon Andoni Goikoetxea, Gheorghe Hagi, Ronald Koeman, Michael Laudrup, Romário dhe Hristo Stoichkov.

Nën udhëheqje të Cruyff-it Barcelona fitoi 4 herë radhazi La Liga-n që nga viti 1991 e gjer në vitin 1994. Fituan Sampdoria edhe në vitin në 1989 në finale të Kupës së Fituesve të Kupave si dhe në vitin 1992 në finale të Kupës Evropiane në Wembley me golin legjendarë të holandezit Ronald Koeman, nga gjuajtja e lirë. Ata gjithashtu në vitin 1990 fituan Copa del Rey, në vitin 1992 fituan European Super Cup dhe tri herë Supercopa de España. Me 11 trofe të fituar Cruijff u bë trajneri më i suksesëshëm i klubit. Ai gjithashtu u bë dhe trajneri me më shumën kohë të kaluar në ekip. Sidoqoftë, në dy sezonet e tija të fundit ai nuk arriti të fitojë asnjë trofe.

Pas kësaj, në sezonin 1996/97, Cruijff u zëvendësua nga Bobby Robson i cili udhëhoqi klubin për një sezon të vetëm i cili citohet të ketë thënë: "Katalonia është shtet dhe FC Barcelona armata e tyre". Ai angazhoi Ronaldon nga PSV Eindhoven dhe arriti të fitojë Copa del Rey, UEFA Kupën e Fituesve të Kupave dhe Supercopa de España. Përkundër këtyre sukseseve Robson ishte vetëm zgjidhje e përkohëshme e klubit pasi ata prisnin që Louis van Gaal të jetë i lirë për angazhim.

Sikur Maradona, ashtu edhe Ronaldo qëndroi vetëm për kohë të shkurtë në ekip pasi kaloi në Inter Milan. Përkundër kësaj, në ekip u angazhuan futbollistë tjerë të njohur si Luís Figo, Giovanni Silva De Oliveira, Luis Enrique Martínez dhe Rivaldo dhe ekipi fitoi Copa del Rey dhe La Liga në vitin 1998. Në vitin 1999 klubi fitoi përsëri Primera División dhe Rivaldo u bë lojtari i katërt i Barçës i cili fitoi çmimin Futbollisti Evropian i Vitit. Përkundër këtij suksesi në vend Bacelona dështoi të e mund Real Madridin në Ligën e Kampionëve kështu që në vitin 2000 nga ekipi u larguan van Gaal dhe Núñez.

Ikja e Núñez dhe Van Gaal nuk ishin asgjë në krahasim me largimin e Luís Figos, i cili për simpatizuesit e barcelonës ishte bërë kult dhe e llogarisnin si të tyrin. Kështu që simpatizuesit ishin të mllefosur nga largimi i Figos edhe atë për rivalin e tyre Real Madridin kështu që në ndeshjet e zhvilluara në Camp Nou Figo u fishkëllua ashpër nga simpatizuesit e Barcelonës si dhe drejt tijë u hodhën objekte të ndryshme. Në tri vitet vijuese klubi po biente, kurse trajnerët vinin e shkonin duke përfshirë edhe angazhimin e dytë të shkurtë të trajnerit Louis van Gaal. Presidenti Gaspart nuk arriti të krijojë besim në fushë kështu që në vitin 2003 ai dhe Van Gaal u larguan.

Lojtarët e Barcelonës duke marrë medalionet pas fitores kundër ekipit anglez Arsenal në Finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006.
Lojtarët e Barcelonës duke marrë medalionet pas fitores kundër ekipit anglez Arsenal në Finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006.

Pas periudhës zhgënjyese nën udhëheqje të Gaspartit, kombinimi i presidentit të ri Joan Laporta dhe trajnerit të ri, ish futbollistit holandez dhe futbollistit të AC Milan, Frank Rijkaard, forma e klubit u kthye prap. Në klub u angazhuan emra të njohur të futbollit si Ronaldinho, Deco, Samuel Eto'o, Rafael Márquez, Lionel Messi, në kombinim me lojtarë vendas si Carles Puyol, Andrés Iniesta, Xavi dhe Víctor Valdés.

Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Në sezonin 2004/05 Barça u bënë kampion të La Liga-s dhe futbollistët Ronaldinho dhe Eto'o u zgjodhën si i pari dhe i treti në listën e fituesve të çmimit FIFA Lojtari Botërorë i Vitit. Barça fitoi edhe Supercopa de España. Në Ligën e Kampionëve u eliminua Barça nga Chelsea F.C. me rezultar 5-4.

Në sezonin e vitit 2005/06 ekipi arriti të fitojë La Liga-n dhe Supercopa de España si dhe Ligën e Kampionëve ku në finale Bacelona fitoi ekipin anglez Arsenal F.C..[8]

Përkundër fillimit të sezonit si favorit prapë se prapë ekipi përfundoi sezonin 2006-07 pa trofe. Kishte edhe mosmarrëveshje brenda ekipit pasi Eto'o publikisht kritikoi trajnerin Frank Rijkaard dhe bashkëlojtarin Ronaldinho. Ronaldinho gjithashtu pranoi se ushtrimet jo të rregullta kna ndikuar në formën e tijë jo të mirë.[9] Barça arriti në gjysëmfinale të Copa del Rey, morën pjesë në FIFA Kampionatin botërorë të Klubeve të vitit 2006 duke arritur gjer në finale ku humbën nga Internacional.

Në La Liga, Barça ishte në krye të tabelës në pjesën më të madhe të sezonit me 6 pikë diferencë nga Real Madrid që ishe i katërti, por që nga 12 mali i vitit 2007 Reali kaloi në krye të tabelës dhe arriti të qëndroj gjer në fund duke arritur të fitoj titullin e kampionit.Gjithashtu Barça nuk arriti të kualifikohet në garimin final as edh në Ligën e Kampionëve ku u diskualifikua nga humbja në vend të vetë me rezultat 2-1 nga Liverpool F.C..Në sezonin 2007-08 Barcelona përsëri kishte sezon jo të mire, nuk arriti të plasohet as në top dy në Primera División. Në UEFA Ligën e Kampionëve arritën gjer në gjysëm finale.Pas humbjes 4-1 nga Real Madrid, Laporta shpalli se trajneri i Barça B, Josep Guardiola, do të zëvendësojë Frank Rijkaard-in. Trajneri i ri solli ndyshime në ekip kështu që nga ekipi u larguan Thuram, Zambrotta, Deco, Giovani dos Santos, Ronaldinho dhe Eto'o, kurse nëë ekip u angazhuan Daniel Alves, Gerard Piqué, Martín Cáceres, Seydou Keita dhe Aliaksandr Hleb.

Trofet

Duke e festuar ne rruge ne Barcelonë, 2006
 
Duke e festuar ne rruge ne Barcelonë, 2006

 

 Liga vendore dhe Kupat e vendit

  • ‎La Liga Champions: 18
    • 1929, 1945, 1948, 1949, 1952, 1953, 1959, 1960, 1974, 1985, 1991, 1992, 1993, 1994, 1998, 1999, 2005, 2006
  • Copa del Rey: 24 (rekord)
    • 1910, 1912, 1913, 1920, 1922, 1925, 1926, 1928, 1942, 1951, 1952, 1953, 1957, 1959, 1963, 1968, 1971, 1978, 1981, 1983, 1988, 1990, 1997, 1998
  • Supercopa de España: 7
    • 1983, 1991, 1992, 1994, 1996, 2005, 2006
  • Copa de la Liga: 2 (rekord)
    • 1982, 1986

 

 Kupat Evropiane

  • UEFA Champions League: 2
    • 1992, 2006
  • UEFA Cup Winners' Cup: 4 (rekord)
    • 1979, 1982, 1989, 1997
  • European Super Cup: 2
    • 1992, 1997
  • Copa Latina: 2
    • 1949, 1952
  • Inter-Cities Fairs Cup : 3 (rekord)
    • 1958, 1960, 1966
  • Inter-Cities Fairs Cup Trophy Play-Off: 1
    • 1971

Rekordet

REKORDET EKIPORE

Më së shumti shikues në Camp Nou: 120.000 shikues në ndeshjen FC Barcelona v Juventus, ndeshja e parë në qerekfinalen e kupës së Evropës më (5/03/1986).

Ekipi i vetëm që ka marrë pjesë në ndonjë kompeticion në evropë: Që nga viti 1955.

Ekipi me më së shumti Kupa të Fituesve të kupës: 1979, 1982, 1989 dhe 1997.

Ekipi me më së shumti kupa të Spanjës: 24

Tituj radhazi në La Liga 1990-91, 1991-92, 1992-93, 1993-94

Më së shumti gola të shënuar në La Liga për një sezon Me 102 gola në 42 ndeshje në sezonin 1996-97.

Më së paku gola të shënuar në La Liga në një sezon Me 32 gola në 22 ndeshje në vitin 1939-40.

Më së paku gola të pranuar në La Liga në një sezon Me 19 gola në 30 ndeshje në sezonin 1968-69.

Më së shumti gola të pranuar në një sezon në La Liga Me 66 Gola në 26 ndeshje në sezonin 1941-42.

Fitorja më e thellë në të gjitha kompeticionet Kupa Macaya: Tarragona 0 - 18 FC Barcelona më 17 Mars 1901.

Fitorja më e thellë në ndeshjet miqësore: Smidle (Holandë) 1 - 20 FC Barcelona 6 Shtator 1992

Ndeshje radhazi pa humbje në ndeshjet zyrtare: 27 ndeshje në sezonin 1973-74 (26 në Ligë dhe një në Uefa Cup) nga 3 tetor 1973 deri më 21 prill 1974.

Ndeshje radhazi pa humbje në La Liga: 26 ndeshje, nga 7 tetor 1973 deri më 21 Prill 1974.

Ndeshje radhazi pa humbje në Camp Nou: Nga ndeshja e 25 në sezonin 1972-73 (4 mars 1973) deri në ndeshjen e 21 të sezonit 1976-77 (20 shkurt 1977), gjithsej 67 ndeshje me 55 Fitore 12 Barazime, 155 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.

Më së shumti fitore radhazi: 14 ndeshje, nga ndeshja e tetë (22 tetor 2005) deri në ndeshjen e 21-të (29 Janar 2006) në sezonin 2005-06 në La Liga.

Më së shumti fitore radhazi në Camp Nou: 39 Ndeshje, nga ndeshja e 22-të e sezonit 1957-58 (16 shkurt 1958) deri në ndeshjen e 8-të të sezonit 1960-61 (6 Nëntor 1960).

Më së shumti gola të shënuar radhazi në La Liga: 36 ndeshje, nga ndeshja e 9-të e sezonit 1942-43 (21 Nëntor 1942)deri në ndeshjen e 18-të të sezonit 1943-44 (6 shkurt 1944).

Më së shumti gola të shënuar radhazi në La Liga (Camp Nou): 88 Ndeshje, nga ndeshja e 22-të e sezonit 1951-52 (10 shkurt 1952) deri në ndeshjen e 18-të të sezonit 1957-58 (19 Janar 1958).

Fitorja më e thellë në La Liga (si vendas): FC Barcelona 10 - 1 Gimnastic Tarragona (11 shtator 1949).

Fitorja më e thellë në La Liga (si mysafir): Las Palmas 0 - 8 FC Barcelona (25 Tetor 1959).

Fitorja më e thellë në kompeticionet evropiane(si vendas) FC Barcelona 8 - 0 Apollon Limassol (Qipro) (Kupa e fituesve të Kupës, 15 shtator 1982) FC Barcelona 8 - 0 Matador Puchov (Slovakia) (Uefa Cup, 12 Shtator 1995).

Më së shumti fitore radhazi në Kupën e Evropës/Ligën e Kampionëve: 11 ndeshje në sezonin 2002/03.

Më së shumti fitore radhazi në ndeshje zyrtare 19 ndeshje në sezonin 2005/06 (13 në La Liga, 3 në Champions League, 2 në Copa del Rey dhe një në kupën e Katalunjës) që nga 22 Tetori i vitit 2005 deri më 22 Janar 2006.

REKORDET INDIVIDUALE

Golashënuesi më i mirë i të gjitha Kohërave Paulino Alcantara, me 357 gola në 357 ndeshje, në sezonet 1912-1927 (215 gola në ndeshje miqësore, 5 në Kupën e Spanjës, 98 në Kampionatin e Katalunisë, 35 në La Liga, 3 në Pyrenees Cup dhe 1 në Kupën e Barcelonës).

Golashënuesi më i mirë për një sezon Clemente Garcia (1921-22) me 59 gola në 59 ndeshje (35 gola në miqësore, 19 në Kampionatin e Katalunisë, 5 në La Liga)

Golashënuesi më i mirë në La Liga Cesar Rodriguez (1942-55) me 195 gola.

Lojtari me më së shumti gola në ndeshje radhazi Mariano Martin me 18 gola të shënuara në 10 ndeshje të njëpasnjëshmë që nga ndeshja e 19 e sezonit 1942-43 (14 shkurt 1943) deri në sezonin 1943-44 (3 Tetor 1943)

Golashënuesi më i mirë në të gjitha Kompeticionet Evropiane Rivaldo (1997-2002) me 31 gola (25 ne Ligen e Kampioneve, 5 ne Kupen Uefa dhe 1 ne Superkupen e Evropes.

Lojtari me më së shumti gola të shënuar në një ndeshje Joan Gamper, nga 9 gola 3 ndeshje: Franco-Espanol 0 - 13 FC Barcelona në Macaya Cup (10 Shkurt 1901), Tarragona 0 - 18 FC Barcelona, në Macaya Cup (17 mars 1901), FC Barcelona 13 - 0 Club X, në Barcelona Cup (1 Shkurt 1903)

Image associated to news article on:  HISTORY OF FC BARCELONA  Lojtarët e FC Barcelona që kanë qenë golashënuesit më të mirë të sezonit në La Liga (që kanë fituar Trofeun Pichichi) Mariano Martín (1942/43, 32 gola ne 23 ndeshje), César Rodríguez (1948/49, 28 gola ne 24 ndeshje), Cayetano Re (1964/65, 25 gola ne 30 ndeshje), Carles Rexach (1970/71, 17 gola ne 28 ndeshje), Hans Krankl (1978/79, 29 gola ne 30 ndeshje), Enrique Castro, “Quini” (1980/81, 20 gola ne 30 ndeshje), Enrique Castro “Quini” (1981/82, 26 gola ne 32 ndeshje), Romario da Souza(1993/94, 30 gola ne 33 ndeshje), Ronaldo (1996/97, 34 gola ne 37 ndeshje) dhe Samuel Eto’o (2005/06, 26 gola ne 35 ndeshje).

Portierët e FC Barcelona që kanë fituar trofeun Zamora (portieri më i mirë i sezonit në La Liga) Juan Zambudio Velasco (1947/48, 31 gola te pesuar ne 26 ndeshje), Antoni Ramallets (1951/52, 40 gola te pesuar ne 28 ndeshje), Antoni Ramallets (1955/56, 24 gola te pesuar ne 29 ndeshje), Antoni Ramallets (1956/57, 35 gola te pesuar ne 29 ndeshje), Antoni Ramallets (1958/59, 22 gola te pesuar ne 29 ndeshje), Antoni Ramallets (1959/60, 24 gola te pesuar ne 27 ndeshje), Josep Manuel Pesudo (1965-66, 15 gola te pesuar ne 22 ndeshje), Salvador Sadurní (1968/69, 18 gola te pesuar ne 30 ndeshje), Miguel Reina (1972/73, 21 gola te pesuar ne 34 ndeshje), Salvador Sadurní (1973/74, 22 gola te pesuar ne 30 ndeshje), Salvador Sadurní (1974/75, 19 gola te pesuar ne 24 ndeshje), Pedro María Artola (1977/78, 25 gola te pesuar ne 29 ndeshje), Francisco Javier González Urruticoechea (1983/84, 26 gola te pesuar ne 32 ndeshje), Andoni Zubizarreta (1986/87, 29 gola te pesuar ne 43 ndeshje) dhe Víctor Valdés (2004/05, 25 gola në 35 ndeshje).

Portieri që ka fituar më së shumti trofe si portieri më i mirë në La Liga në një sezon (Zamora) Antoni Ramallets, 5 herë (1951/52, 1955/56, 1958/59 dhe 1959/60).

Lojtarët e FC Barcelona që kanë fituar trofeun, Balon d'Or. Luis Suarez (1960), Johan Cruyff (1973 dhe 74), Hristo Stoitchkov (1994), Rivaldo (1999) dhe Ronaldinho (2005).

Lojtarët e FC Barcelona që kanë fituar qmimin si lojtari më i mirë në Botë Romario da Souza (1994), Ronaldo (1996), Rivaldo.

Portieri i cili ka qëndruar më së shumti minuta rradhazi në fushë duke mos pësuar gol Miguel Reina me 824 minuta pa pësuar gol në La Liga në 1972-73 (nga minuta e 53 ne ndeshjen e 13 deri ne minuten e 67 e ndeshjes se 23).

Lojtari me më së shumti paraqitje Miguel Bernardo Bianquetti, "Migueli". 664 ndeshje (1973-89).

Lojtari me më së shumti paraqitje në La Liga Miguel Bernardo Bianquetti, "Migueli". 391 ndeshje (1973-89).

Lojtari me më së shumti paraqitje në kompeticionet Evropiane Xavi Hernandez me 91 paraqitje.

Lojtari më i ri që ka luajtur në Barcelonë Paulino Alcantara me 15 vjet, 4 muaj dhe 18 ditë. Ai debutoi më 25 Shkurt të vitit 1912 në ndeshjen FC Barcelona 9 - 0 Catala në kampionatin e Katalunisë ku ka shënuar 3 gola.

Trajneri i cili ka qëndruar më së shumti vite në Barcelonë jack Greenwell, 9 vite (1917-24 dhe 1931-33).

Trajneri i cili ka qëndruar më së shumti vite rradhazi në Barcelonë Johan Cruyff, 8 vite (1988-96).


 Lojtarët që kanë luajtur në Barçë

Këtu janë disa nga futbollistët që kanë luajtur në FC BARCELONA:

1899 – 1940:

• Balmanya • César • Escolà • Forns • Gonzalvo II • Gonzalvo III • Mariano Martín • Nogués • Sagi-Barba • Samitier • Velasco • Zabalo • Zamora • Morera • Greenwell • Platko • Casarín • Alcántara • Gamper • Scarone

1950 – 1960:

• Basora • Biosca • Eladio • Fusté • Gallego • Gensana • Gràcia • Manchon • Moreno • Olivella • Pereda • Pesudo • Ramallets • Segarra • Suárez • Torres • Evaristo • Müller • Czibor • Kocsis • Kubala • Eulogio Mnez. • Ré • Benítez

1970-ta:

• Artola • Asensi • De La Cruz • Marcial • Martí Filosofia • Reina • Rexach • Rifé • Sadurní • Heredia • Krankl • Cruyff • Neeskens • Sotil

1980-ta:

• Alexanko • Calderé • Carrasco • Esteban • Gerardo • Julio Alberto • Marcos • Migueli • Moratalla • Perico Alonso • Pitxi Alonso • Quini • Robert • Urruti • Valverde • Víctor • Maradona • Aloísio • Simonsen • Lineker • Schuster • Amarilla • Archibald • Hughes

1990-ta:

• Abelardo • Amor • Bakero • Begiristain • De La Peña • Eusebio • Ferrer • Goikoetxea • Guardiola • Juan Carlos • Julio Salinas • Luis Enrique • Nadal • Nando • Roger • Sergi • Serna • Soler • Zubizarreta • Pellegrino • Pizzi • Kodro • Anderson • Giovanni • Rivaldo • Romário • Ronaldo • Stoichkov • Prosinecki • Laudrup • Litmanen • Blanc • F. De Boer • R. De Boer • Hesp • Koeman • Witschge • Zenden • Fernando Couto • Figo • Vítor Baía • Hagi • Popescu • Korneyev

2000-ta:

• Alfonso • Dani • Gabri • Gerard • Luis García • Mendieta • Reina • Saviola • Rochemback • Giuly • Petit • Albertini • Coco • Cocu • Davids • Gio • Kluivert • Overmars • Reiziger • Van Bommel • Simão • Andersson • Larsson


Top Goal shenusit e FC Barcelones

Top golashenuesit ne te gjitha kompeticionet

(Emri - periudha - gola)

1. Paulino Alcántara - 1912 - 1927 - 356

2. Josep Samitier - 1919 - 1932 - 319

3. César Rodríguez - 1942 - 1955 - 301

4. Ladislao Kubala - 1950 - 1961 - 270

5. Josep Escolà - 1934 - 1949 - 220

6. Carles Rexach - 1965 - 1981 - 211


Top golashenuesit ne kompeticionet evropiane


1. Rivaldo - 1997 - 2002 - 31

2. Luis Enrique - 1996 - 2004 - 27

3. Evaristo de Macedo - 1957 - 1962 - 27

4. Patrick Kluivert - 1998 - 2004 - 26

5. Carles Rexach - 1965 - 1981 - 25


Top golashenuesit ne Kampionatin vendas


1. César Rodríguez - 1942 - 1955 - 195

2. Ladislao Kubala - 1950 - 1961 - 131

10. Samuel Eto'o - 2004 - - 100* (aktualisht luan)

3. Mariano Martín - 1940 - 1948 - 97

4. Patrick Kluivert - 1998 - 2004 - 90

5. Estanislao Basora - 1946 - 1958 - 89

6. Josep Escolà - 1934 - 1949 - 86

7. Rivaldo - 1997 - 2002 - 86

8. Hristo Stoitchkov - 1990 - 1998 - 83

10. Carles Rexach - 1965 - 1981 - 81


Top golashenuesit ne kupen e vendit


1. Josep Samitier - 1919 - 1932 - 63

2. Ladislao Kubala - 1950 - 1961 - 50


Fituesit e Kepuces se Arte ne Spanje (Pichichi Winners)


(Emri = sezoni = gola)

1. Mariano Martín = 1942 - 1943 = 32

2. César Rodríguez = 1948-1949 = 28

3. Cayetano Ré = 1964 - 1965 = 25

4. Carlos Rexach = 1970 - 1971 = 17

5. Hans Krankl = 1978 - 1979 = 29

6. Quini = 1980 - 1981 = 20

7. Quini = 1981 - 1982 = 26

8. Romário = 1993 - 1994 = 30

9. Ronaldo = 1996 - 1997 = 34

10. Samuel Eto'o = 2005 - 2006 = 26

Stafi teknik aktual i Barcelones

Stafi momental i klubit
  • Txiki Beguiristáin, Drejtor sportiv
  • Josep Guardiola, Krye-trajner
  • Tito Vilanova, Asistent-trajner
  • Eusebio Sacristán, Asistent-trajner i dyte
  • Juan Carlos Unzué, Trajner i portiereve
  • José Ramón Alexanko, Drejtor i akademise
  • Esteban Gorostiaga, Psikolog

 Stafi teknik aktual i Barcelones

Stafi momental i klubit
  • Txiki Beguiristáin, Drejtor sportiv
  • Josep Guardiola, Krye-trajner
  • Tito Vilanova, Asistent-trajner
  • Eusebio Sacristán, Asistent-trajner i dyte
  • Juan Carlos Unzué, Trajner i portiereve
  • José Ramón Alexanko, Drejtor i akademise
  • Esteban Gorostiaga, Psikolog


Lojtarët më të shtrenjtë të FC Barcelonës

 

 Lojtarët më të shtrenjtë që ka blerë Barca

  1. Ronaldinho - 32 milion euro (03/04) - (Paris St. Germain);
  2. Samuel Eto'o - 27 milion euro (04/05) - (RCD Mallorca/Real Madrid);
  3. Deco - 21 milion euro (04/05) - (FC Porto);
  4. Overmars - 40 milion (00/01) - (Arsenal);
  5. Saviola - 36 milion (01/02) - (River Plate);

 

 Lojtarët më të shtrenjtë që ka shitë Barca

  1. Luis Figo - 60 milion (00/01) - (Real Madrid)
  2. Ronaldo - 28 milion (97/98) - (Inter Milan)
  3. Sony Anderson - 19 milon (99/00) - (Lyon)
  4. De la Peña - 14 milion (98/99) - (Lazio)
  5. Giovanni - 12 milion (99/00) - (Olympiakos)


Kryetarët

  • Joan Laporta(2003-)
  • Enric Reyna i Martínez (2003)
  • Joan Gaspart i Solves (2000-2003)
  • Josep Lluís Núñez (1978-2000)
  • Raimon Carrasco Azemar (1977-1978)
  • Agustí Montal Costa (1969-1977)
  • Narcís de Carreras (1968-1969)
  • Enric Llaudet (1961-1968)
  • Francesc Miró-Sans (1953-1961)
  • Enric Martí Carreto (1952-1953)
  • Agustí Montal Galobart (1946-1952)
  • Josep Vendrell (1943-1946) Josep Antoni de Albert (1943)
  • Josep Vidal-Ribas (1942)
  • Joan Soler (1939-1940)
  • Enrique Piñeyro (Marquès de la Mesa de Asta) (1940-1942 / / 1942-1943)
  • Managing Commission (1936-1939)
  • Josep Sunyol (1935-1936)
  • Esteve Sala (1934-1935)
  • Joan Coma (1931-1934)
  • Antoni Oliver (1931)
  • Tomàs Rosés (1929-1930)
  • Arcadi Balaguer (1925-1929)
  • Enric Cardona (1923-1924)
  • Ricard Graells (1919-1920)
  • Gaspar Rosés (1916-1917 / / 1920-1921 / / 1930-1931)
  • Rafael Llopart (1915-1916)
  • Joaquim Peris de Vargas (1914-1915)
  • Àlvar Presta (1914)
  • Francesc de Moxó (1913-1914)
  • Otto Gmelin (1909-1910)
  • Hans Gamper (1908-1909 / / 1910-1913 / / 1917-1919 / / 1921-1923 / / 1924-1925)
  • Vicenç Reig (1908)
  • Juli Marial (1906-1908)
  • Josep Soler (1905-1906)
  • Arthur Witty (1903-1905)
  • Paul Haas (1902-1903)
  • Bartomeu Terrades (1901-1902)
  • Walter Wild (1899-1901)


Trajnerat

  • Josep Guardiola (2008-)
  • Frank Rijkaard (2003-2008)
  • Radomir Antic (2003)
  • Carles Rexach (1988, 1991, 1996 dhe 2001-02)
  • Llorenç Serra Ferrer (2000-01)
  • Louis Van Gaal (1997-00 / 2002-03)
  • Bobby Robson (1996-97)
  • Johan Cruyff (1988-96)
  • Luis Aragonés (1987-88)
  • Terry Venables (1984-87)
  • César Luis Menotti (1983-84)
  • José Luis Romero (1983)
  • Udo Lattek (1981-83)
  • Joaquim Rifé (1979-1980)
  • Lucien Müller (1978-79)
  • Laureano Ruiz (1976)
  • Hennes Weissweiler (1975-76)
  • Marinus Michels (1971-75,1976-78)
  • Vic Buckingham (1969-71)
  • Josep Seguer (1969-70)
  • Salvador Artigas (1967-69)
  • Roque Olsen (1965-67)
  • Vicenç Sasot (1964-65)
  • César Rodríguez (1963-65)
  • Josep Gonzalvo (1963)
  • Ladislao Kubala (1962-63 dhe 1980)
  • Lluis Miró (1961-62)
  • Enrique Orizaola (1961)
  • Ljubisa Brocic (1960-61)
  • Enric Rabassa (1960)
  • Helenio Herrera (1958-60, 1980 and 1980-81)
  • Domènec Balmanya (1956-58)
  • Sandro Puppo (1954-55)
  • Ferdinand Daucik (1950-1954)
  • Ramon Llorens (1950)
  • Enrique Fernández (1947-50)
  • Josep Samitier (1944-47)
  • Joan Josep Nogués (1942-44)
  • Ramón Guzmán (1941-42)
  • Josep Planas (1939-41)
  • Patrick O´Connell (1935-37)
  • Franz Platko (1934-35 dhe 1955-56)
  • James Bellamy (1929-31)
  • Romà Forns (1927-29)
  • Jack Domby (1926-27 dhe 1933-34)
  • Ralph Kirby (1925-26)
  • Jesza Poszony (1924-25)
  • Jack Greenwell (1917-24,1931-33)
  • John Barrow (1917)

Lojtaret të cilët kanë luajtur mbi 100 lojë ne La Liga per FC BARCELONA

  • 391 Migueli 1973-1988
  • 328 Carles Rexach 1967-1981
  • 311 Guillermo Amor 1988-1998
  • 301 Andoni Zubizarreta 1986-1994
  • 299 Joan Segarra 1950-1964
  • 299 Juan Manuel Asensi 1970-1981
  • 290 Joaquim Rifé 1964-1976
  • 288 Antoni Ramallets 1948-1961
  • 287 César Rodríguez Alvarez 1942-1955
  • 274 Alexanko 1980-1993
  • 270 Xavi 1998-
  • 269 Antoni Torres 1965-1976
  • 267 Sergi Barjuan 1993-2002
  • 263 Josep Guardiola 1990-2001
  • 262 Francisco José Carrasco 1978-1989
  • 260 José Mari Bakero 1988-1997
  • 257 Carles Puyol 1999-
  • 248 Gallego 1965-1975
  • 247 Salvador Sadurní 1961-1975
  • 237 Estanislao Basora 1952-1966
  • 231 Sígfrid Gràcia 1946-1958
  • 226 Eladio 1962-1972
  • 224 Víctor Muñoz 1981-1988
  • 223 Txiki Beguiristáin 1988-1995
  • 215 Fernando Olivella 1956-1969
  • 214 José Seguer 1943-1957
  • 210 Marcial Pina 1969-1977
  • 208 Gonzalvo III 1942-1955
  • 208 Miguel Ángel Nadal 1991-1999
  • 207 Luis Enrique 1996-2004
  • 205 Phillip Cocu 1998-2004
  • 204 Albert Ferrer 1990-1998
  • 203 Eusebio Sacristán 1988-1995
  • 200 Julio Alberto 1982-1991
  • 197 Josep Fusté 1962-1972
  • 192 Ronald Koeman 1989-1995
  • 186 Ladislao Kubala 1951-1961
  • 183 Patrick Kluivert 1998-2004
  • 183 De la Cruz 1978-1979
  • 178 Víctor Valdés 2002-
  • 178 Abelardo Fernández 1994-2002
  • 175 Hristo Stoichkov 1990-1995, 1996-1998
  • 173 Michael Reiziger 1997-2004
  • 172 Luís Figo 1995-2000
  • 170 Bernd Schuster 1980-1988
  • 168 Juan Zambudio Velasco 1943-1954
  • 167 Michael Laudrup 1989-1994
  • 166 Esteban Vigo 1977-1987
  • 163 Juan Carlos Pérez 1968-1975
  • 157 Rivaldo 1997-2002
  • 152 Josep Escolà 1934-1948
  • 146 Andrés Iniesta 2002-
  • 146 Julio Salinas 1988-1994
  • 146 Gonzalvo II 1944-1950
  • 144 Eduardo Manchón 1950-1957
  • 143 Frank de Boer 1998-2003
  • 143 Johan Cruyff 1973-1978
  • 141 Johan Neeskens 1974-1979
  • 139 Ronaldinho 2003-
  • 139 Gustau Biosca 1950-1958
  • 138 Thiago Motta 2001-2007
  • 134 Jesús María Pereda 1961-1969
  • 131 Enric Gensana 1956-1964
  • 128 Gabri 1999-2006
  • 126 Goikoetxea 1990-1994
  • 125 Oleguer Presas 2002-
  • 124 Marcos Alonso 1982-1987
  • 122 Luis Suárez 1954-1961
  • 120 Javier Urruticoechea 1981-1987
  • 119 Javier Saviola 2001-2004 2006-2007
  • 117 Ludovic Giuly 2004-2007
  • 114 Rafael Márquez 2003-
  • 114 Juan José Nogués 1930-1936, 1939-1942
  • 114 Mariano Martín 1939-1947
  • 111 Eulogio Martínez 1956-1962
  • 110 Ramon Maria Calderé 1984-1988
  • 106 Deco 2004-
  • 105 Giovanni van Bronckhorst 2003-2007
  • 103 Gary Lineker 1986-1989
  • 101 Ricardo Serna 1988-1992
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Today, there have been 32 visitors (59 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free